Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, përmes një konference për media, ka deklaruar se thirrja e mbledhjes së sotme nga Bordi i ri i përkohshëm është e jashtëligjshme. Personat që ushtrojnë poste zyrtare dhe bëjnë dëme ndaj personave tjerë, sipas ligjit dënohen me burg. Istrefi ka thënë se vendimet e Kurtit dhe zbatimet e tyre nga militantët e VV-së, nuk e dëmtojnë kryeministrin në detyrë, por të tjerët. “E kam thirrur këtë konferencë për shkak të zhvillimit të fundit. Siç po e shihni shumë institucione po njoftohen për takime përmes mediave dhe jo përmes rrugëve të tjera brenda. Kam marrë njoftim për shkarkimin e dy anëtarëve bordit me e-mail. Kjo mbledhje është e thirrur në mënyrë joligjore. Është bërë shkelje të statutit të tij, thirrja duhet të dorëzohet tre ditë para se të thirret takimi. Thirrja e mbledhjes pa njoftim paraprak përbën shkelje ligjore. Vendimet që merr Albin Kurti t’i zbatojnë militantët e tij, të largohen njerëzit prej institucioneve, nuk e dëmtojnë Kurtin por të tjerët”, ka thënë Bedri Istrefi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …