Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ta shkarkojë këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi i cili ka bërë deklarime publike për UÇK-së se ajo gjoja ka kryer krime lufte. Lekaj ka thënë se është e dhimbshme se si një Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës fyen rëndë historinë dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë. “UÇK-ja është e shënuara me shkronja të arta në historinë e Kosovës. As Ju dhe as Dick Marty nuk do ta njollosni kurrë këtë histori të lavdishme”, është shprehur Lekaj. “Një këshilltar i tillë nuk ju duhet, as juve Kryeministër në largim. Prandaj nëse ju nuk mendoni njëjtë si këshilltari juaj, atëherë shkarkojeni atë. Kjo frymë e krijuar na dëmton thellë si shoqëri dhe duhet të parandalohet sa më parë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …