Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH e shpresh shqetësimin e saj lidhje me lehtësimin e masave që janë duke i ndërmarrë shumë vende

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje në lidhje me lehtësimin e masave që janë duke bërë shumë shtete. OBSH ngre shqetësimin se një veprim i tillë mund të sjellë ringjallje të virusit, ndërkohë që shumë vende kanë nisur planet për të dalë nga karantina. “Kjo nuk është koha të jemi të shkujdesur, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur për një mënyrë të re jetese”, tha Dr. Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH për Paqësorin Perëndimor. Ai shtoi se qeveritë duhet të jenë vigjilente dhe të ndalojnë përhapjen e virusit, si dhe të ndalojnë me heqjen e shpejtë të karantinës apo të distancimit social, duke vepruar me hapa gradualë, për të ruajtur një balancë mes sigurisë së shëndetit të popullatës dhe funksionimit të ekonomisë. Paralajmërimi i tij erdhi kur Gjermani filloi rikthimin në dyqane një muaj pas mbylljes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …