Oda Ekonomike e Kosovës në një konferencë për media për hapat e ardhshëm në menaxhimin e situatës ekonomike, pas përhapjes së pandemisë COVID-19, ka propozuar që në javën e ardhshme Prishtina të largohet nga karantina, të lejohet puna në sektorë që kanë rrezikshmëri të ulët, siç janë ndërtimtaria dhe prodhimi. Po ashtu të futen mjetet në qarkullim dhe vazhdohen lehtësirat fiskale. Kryetari i OEK, Berat Rukiqi ka folur për hapjen e rrugës drejt ekonomisë, i cili tha se gjatë muajit maj të mundësohet fillimi punës në tërë zinxhirin e shitjes me pakicë, përkatësisht në objekte 800 metra katror. Ai po ashtu tha se duhet të mundësohet fillimi i punës në tërë sektorin e shërbimeve, duke filluar nga java e tretë majit në tërë Kosovën, si dhe të hartohet plani operacional për hapjen e graduale të HORECA dhe transportit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …