Nexhmi Lajçi: Gjykata Speciale - Fytyra e zezë e Evropës plakë

Nexhmi Lajçi: UÇK-ja bëri luftën më të pastër në historinë e luftërave çlirimtare në botë

(Ripostim me shkas të një pjese nga një studim më i gjatë )

Luftën e lavdishme të UÇK-së e lindën rrethanat e robërisë së padurueshme. Bartësit e kësaj lufte bënë heroizma të pashoq që edhe armiqtë tanë ua kanë lakmi. Ato heroizma e sollën këtu edhe NATO-n si forcë ushtarake dhe bashkësinë ndërkombëtare me ndërgjegje të kthjelluar. Por Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Athina, përditë rekrutojnë misionarë special për prishjen e imazhit të lirisë së Kosovës, përditë injektojnë gjilpëra të helmuara në trupin e martirizuar të Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti që më ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombetarë ta përzë pushtuesin serbo-malazez nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndesishme në frontin e luftës, kundër bashkpunëtorëve të serbisë, spiunë e tradhtarë të kombit.

UÇK-ja pati për qëllim që popullin e vet ta paraqesë si të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria e liria do t’i vetdijesoj, por po shihet se paska gabuar. Tradhëtarët janë si gjarpëri helmues, prandaj gjarpëri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht.

Si pasojë këta bashkëpunëtorë të armikut të cilët e kishin merituar plumbin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ball, duke ndjekur me zell instruksionet e padronëve të tyre në Beograd dhe më ndihmën e qarqeve të caktuara europiane proserbe depërtuan në skenën politike të Kosovës më qellim të shëndrrimit të vendit tonë në një teatër antik ku luhen tragjedi të mëdha.

Sa shumë na mungoi ngrohtësia e popullit tonë deri më sot, ledhatimi e buzëqeshja si shenjë rrespekti e mirënjohjeje për gjithçka që përjetuam e bëmë për ketë atdhe. Ishte e dhimbshme përbuzja ndaj nesh gjatë përpjekjeve të para të përgatitjes për luftë, sa zhgenjyese po aq edhe e rrezikshme deri afër deshtimit të luftës sonë për liri ishte mos mbeshtetja kur ne kërkonim t’na i shtonin radhët e Kosova po digjej flakë.

Përherë në fushëbeteja me njërin sy shikonim kah armiku e me tjetrin kah populli se ishim pak, shumë pak e kishim nevoj për shokë e luftetarë, për armë e përforcime për përkrahje morale e fizike ndërsa ato nuk na erdhen kurrë. Përkundër gjithë kësaj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk peshuan ata që nuk erdhen e as ata që iken e na lanë vetëm, por, ata pak që mbetën i dhanë forcë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke bashkjetuar me vdekjen fituan përkrahjen e popujve liridashes dhe bashkë me ta e udhëhoqën Kosovën drejtë fitorës së madhe.

Përderisa ushtria serbe e maste forcën e vet pushtuese me numrin e ushtarëve, aeroplanëve, tankseve dhe armatimit modern duke përfshi edhe armet kimike të shkatërrimit në masë, forcën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bënte atdhedashuria, shpirti liridashes dhe guximi për të vazhduar luftën deri në çlirim e bashkim kombetarë. A e meritojnë të pakten sot, në Kosovën e lirë një përshendetje të sinqertë a një fjalë miradie ata që lanë lodrat për ti kapur pushkët e lirisë, lanë shkollat për t’i mbushur malet si çlirimtarë, lanë shtëpitë për t’i kthyer atdheut lavdinë, lanë mergimin për t’i sjell popullit lirinë, ATA që sot vazhdojnë jetën të vetëdijshëm se kanë vdekur njëherë.

Fyerjet nga individ, parti politike, medie dhe organizata tjera vendore e ndërkombetare i hanim me bukë e djath për çdo ditë dhe heshtim për hirë të gjeneratave që po rriteshin në liri, por si mund të heshtim kur nga këshilltari i njeriut i cili u bë kryeministër me votat e atyre që u premtoi flamur e bashkim kombetarë të fyhemi deri në atë masë sa luftetari çlirimtarë i UÇK-së të krahasohet më një kriminel që vet bota e quajti kasapi i ballkanit. MALLKIM!!!.

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT NDËR BREZA,

LAVDI E PËRJETSHME USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …