leoni

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 51 persona të infektuar me virusin korona, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 persona të infektuar me Covid-19, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë

51 persona të infektuar me virusin korona janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së. Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se shtatë prej të infektuarve janë me oksigjeno-terapi, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Sipas tij, gjendja e 44 pacientëve të tjerë është e mirë. Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të premten janë testuar 263 mostra të marra nga Klinika Infektive, nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore. Nga testimi i këtyre mostrave, 34 kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Gjilani, Prizreni, Ferizaj, Rahoveci, Dragashi, Prishtina, Skenderaj, Malisheva dhe Zveçani

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …