Shef i Grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se janë afër arritjes së marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nisma Socialdemokrate, AKR-së dhe partive minoritare, i cili beson se deri të hënën do të arrihet marrëveshja. Ndërsa, zyrtarë të AKR-së shprehen se ende nuk janë takuar me LDK-në për të biseduar rreth ofertës për bashkëqeverisje. Anëtari i kësaj partie, Fatmir Matoshi deklaron se është një gatishmëri e LDK-së që AKR-ja me qenë pjesë e qeverisë, por ende nuk ka ndonjë ofertë për të biseduar sikur që kanë diskutuar me partitë e tjera. Ai thekson subjekti i tyre nuk ka kushte specifike, përveç që të ndërtohet një qeveri me zyrtarë që nuk janë të akuzuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …