Fehmi Mehmeti: Si shkak i krizës pandemike do të ketë rënie të investimeve të huaja direkte dhe të konsumit në vend

Mehmeti: Si shkak i krizës pandemike do të ketë rënie të investimeve të huaja direkte dhe të konsumit në vend

Edhe Fondi i Kurimeve Pensionale – Trust-i, është goditur nga pandemia Covid-19, duke humbur kështu mbi 50 milionë euro, krahasuar me 110 milionë euro sa ishin humbur në fillim të shfaqjes së pandemisë. Këtë e ka konfirmuar guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, i cili po ashtu pret nga kjo krizë që të ketë rënie të investimeve të huaja direkte dhe të konsumit në vend. Një pjesë e kontributeve pensionale të qytetarëve të Kosovës, janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, dhe kështu ky fond mbetet mjaft i rrezikuar për shkak të virusit që ka prekur edhe ekonomitë e shteteve botërore. Mjetet e Trustit deri para pandemisë kishin arritur rreth 2 miliardë euro si fond në tërësi. Mehmeti shton se BQK-ja do të ketë rol kyç në këtë plan të rimëkëmbjes ekonomike dhe njëkohësisht kanë shprehur gatishmërinë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për këtë çështje. Për rimëkëmbjen ekonomike, BQK-ja do të veprojë konform mandatit./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …