leoni

Urime 26 prilli Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale

Ministrja e MKRS-së Vlora Dumoshi, ka uruar 26 prillin ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, ajo ndërë të tjera ka thënë: Të nderuar autorë e novatorë, vendi ynë i bashkohet Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe motos së saj për festimin e 26 prillit ditës botërore të pronësisë intelektuale “Inovoni për një Ardhmëri të Gjelbër”. Në këto ditë pandemie, e të vështira, veprat e autorëve dhe novatorëve, krijimet e imagjinatës dhe mendjes së ndritur njerëzore si libri, filmi, televizioni, radiot e interneti kanë lehtësuar jetën tonë. Por, më shumë se kurrë vëmendja e njerëzimit është drejtuar tek novatorët që me shpikjet e tyre të japin kurën për këtë pandemi botërore. Pra pronësia intelektuale është jetike, e vendit tonë i duhet një sistem plotësisht funksional i pronësisë intelektuale, ku autorëve e novatoreve u mbrohen të drejtat e tyre dhe ata mbështetën për të krijuar e shpikur. Kosova ka vazhduar të marrë hapa në fushën e pronësisë intelektuale, për të drejtën së autorit, kemi vazhduar me krijimin e politikave të reja dhe me implementimin e tyre. MKRS, Zyra për të drejtën e autorit është duke zbatuar Strategjinë për Forcimin e Sistemit të Drejtave të Autorit 2019-2023, zbatimi i saj do të ndikoj fuqishëm në vetëdijesimin dhe edukimin e shoqërisë për rëndësinë e të drejtës së autorit dhe në zbatimin e këtyre të drejtave në vendin tonë. Jemi duke punuar ngushtë edhe Shoqatat Kolektive për Menaxhimin e të drejtës së Autorit, që këtë vit të autorët, përformuesit dhe producentët të fillojnë të marrin kompensimet e tyre nga menaxhimi kolektiv. Kam kërkuar nga Zyrën për të Drejtat e Autorit, që të vazhdoj punën e mirë me Task Forcën kundër Piraterisë në marrjen e masave kundër piraterisë. Të gjitha veprimet e ndërmarra janë garanci që e drejta e autorit është duke u avancuar në vendin tonë. Vazhdojmë punën së bashku, që autorët e krijuesit të gëzojnë mbrojtje dhe përftime ekonomike për veprat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …