leoni

Nëntë të testuar për COVID-19 nga Malisheva, dalin negativ

Nga Komuna e Malishevës, të dielën janë testuar nëntë persona, shumica prej tyre pacientë në dializë, dhe të gjithë kanë dalë negativ. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës. Ky është një lajm i mirë për Malishevën, pasi situata çdo ditë e më shumë po përmirësohet dhe kjo situatë është në kontroll të plotë.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë është kjo:

73 të prekur

55 të shëruar

1 me fatalitet

Në shërim e sipër janë edhe 17 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …