KKMSH: Vitia që 4 ditë pa asnjë rast të ri me virusin COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtimin (KKMSH) në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Me këtë rast u bë me dije se në komunën e Vitisë, u bënë 4 ditë që nuk ka më asnjë rast të ri të qytetarëve vitias të prekur me virusin COVID-19. Deri me tani në komunën e Vitisë, të infektuar me këtë virus janë 49 ndërsa 4 prej tyre janë shëruar. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë këtij takimi potencoi se komuna e Vitisë po vazhdon me masat parandaluese kundër përhapjes së këtij virusi pandemik dhe kërkoj nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve. Ai potencoi se edhe gjatë ditës do të vazhdohet me pastrimin dhe klorifikimin e hapësirave të ndryshme por edhe të dezinfektimeve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …