leoni

100 euro gjobë për personin fizik që u zu nga inspektorati komunal i Skenderajt duke hedhur dhe djegur mbeturina

Si rezultat i efikasitetit të Inspektoratit Komunal, duke qenë çdo herë në teren, në mëngjes personi x kishte ndalur veturën skaj rrugës në Polac të Ri të komunës së Skenderajt dhe sapo kishte filluar hedhjen dhe djegien e mbeturinave u zu nga inspektorati, i cili sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime gjobiti ndotësin me gjobë 100 euro. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, djegia e tyre dhe ndotja e natyrës dënohet me ligje dhe udhëzime administrative në fuqi.

Të mbajmë mjedisin tonë të pastër!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit vazhdon të rrit përkrahjen për kulturën, rininë dhe sportin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për …