Komuna e Vitisë vazhdon me pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve në qytetet kundër virusit pandemik COVID-19Komuna e Vitisë vazhdon me pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve në qytetet kundër virusit pandemik COVID-19
Komuna e Vitisë, përmes Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NJPZSH) si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 , po bënë vazhdimisht pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve, shesheve, trotuareve në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune në veçanti në vatrat e infeksionit. Me këtë rast NJPZSH në ka bërë pastrimin dhe klorifikimin e hapësirave të ndryshme brenda qytetit të Vitisë e në veçanti edhe në rrugën “UÇK” në Viti e cila është shpallur vatër e infeksionit nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës pasi që aty disa qytetarë janë të prekur nga ky virus. Përndryshe deri me tani në komunën e Vitisë 49 qytetarë janë prekur nga ky virus 4 prej tyre veç se janë shëruar kurse që katër ditë asnjë qytetarë nuk ka asnjë rast të ri të qytetarëve të prekur.