Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka thënë se numri i të shëruave të hënën është dyfish më i madh se numri i të infektuarve, ky është triumfi i parë i Kosovës kundër virusit korona. “35 me 17! Fitorja e parë kundër COVID-19. Ju faleminderit secilit për një ditë si kjo. E bëni secilën përpjekje të vlejë. Drita në fund të tunelit po shihet më në fund; dhe është dritë e bukur kjo. Ngadalë e me kujdes koha e rimëkëmbjes ekonomike po nisë. S’do të jetë e lehtë. Si vend kemi treguar kujdes. Si shoqëri solidaritet. Vetëm bashkë e mençur do të kapërcejmë edhe këtë test. Mbahuni edhe pak”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …