Shtëpia e Bardhë lëshoi udhëzime të reja të hënën mbi testimet për Covid-19 dhe rihapjen e bizneseve ndërsa kryetari Trump deklaroi se “të gjitha pjesët e vendit janë në gjendje të mirë, ose duke u përmirësuar. Zonat që janë goditur më rëndë nga koronavirusi do të jenë në gjendje të testojnë dy herë më shumë, ose më lartë se sa niveli mesatar. Trump dhe ekspertët mjekësor të administratës së tij prezantuan planin gjatë një telefonate me guvernatorët e shteteve të hënën mbasdite, dhe Trump njoftoi se bizneset si farmacia CVS do të zgjeronin qasjen në teste në mbarë vendin.Ai tha se plani i tij do t’i udhëzojë shtetet se si mund të rrisin në mënyrë dramatike testimin dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …