leoni

Njoftim për student nga Drejtoria Komunale e Rahovecit për shtyrjen e afatit të aplikimit në konkursin për ndarjen e bursave studentore

Drejtoria Komunale për Arsim, për shkak  të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19, pasi ka shpallur konkursin me nr. prot: 221, të datës 07.04.2020, jep këtë :

Njoftim

Ju njoftojmë nga Drejtoria Komunale për Arsim, se për shkak të gjendjes së krijuar si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe për shkak të masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes për qytetarë, shumica e studentëve të komunës sonë nuk patën mundësinë të aplikojnë sepse nuk kanë mundur t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme për të aplikuar nga administratat e fakulteteve përkatëse. Si rezultat i kësaj, numri i aplikativëve për bursa pranë DKA-së gjatë këtyre ditëve ishin shumë të vogla. Për këtë arsyeje, DKA ka vendosur të zgjasë afatin e aplikimit për bursa deri në njoftim tjetër. Pra, studentët mund të aplikojnë për bursa dhe pas datës 05.05.2020.

Shpresojmë që sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë gjendje!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …