leoni

Kryetari Jashari së bashku me atë të Mitrovicës e Vushtrrisë kanë takuar drejtorët e Shëndetësisë nga tri komunat

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe atë të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë takuar drejtorët e Shëndetësisë nga tri komunat, drejtorët e QKMF-ve dhe drejtorin e Spitalit Rajonal të Mitrovicë, për të koordinuar veprimet në parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. “Bashkë me kryetarët u shprehëm falënderues ndaj punës së palodhshme të të gjithë atyre që po punojnë në parandalimin e infeksionit dhe menaxhimit efikas të kësaj situate, duke u nisur nga mjekët, infermierët, policët, inspektorët, zjarrfikësit” , është shprehur Kryetari Jashari.

Bashkë do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …