leoni

Blend Sahiti dhuroi 25 pako ushqimore për familjet në nevojë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Blend Sahiti i cili serish ka dorëzuar një donacion në pako ushqimore për qytetarët në nevojë të kësaj komune. Konkretisht Sahiti ka dorëzuar gjithsej 62 pako ushqimore për qytetarët në nevojë kurse sot ka dorëzuar 25 pako të tilla. Me këtë rast Kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për donacionet e dhëna duke potencuar se si pasojë e mbylljes së përkohshme të bizneseve të shumta si masë parandalueses kundër përhapjes së virusit COVID-19 është rritur numri i qytetarëve të cilët kanë nevojë për mbështetje.

Kontrolloni gjithashtu

Buxhetimi me Pjesëmarrje vazhdon edhe në fshatin Varosh – Banorët vendosin për prioritetet e investimeve

Fshati Varosh ka qenë pjesë e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, një iniciativë që fuqizon …