I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se me subjektet politike të cilat po synojnë ta formojnë qeverinë e re, sot do t’i përmbyllin të gjitha çështjet dhe do të dalin para qytetarëve me qeverinë e re. Sipas tij, është çështje ditësh kur pritet të votohet kabineti i tij qeverisës në Kuvendin e Kosovës. Hoti para gazetarëve tha se kanë marrë dakordacën e gjitha partive për koalicionin bashkëqeverisjes, përshirë AKR-në e Behxhet Pacollit. Ai theksoi se pjesëmarrja e listës serbe do të jetë në përputhje të fuqisë politike që ka dhe në përputhje me normat kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …