leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa, (KPF), organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i cili drejtohet nga kryesuesi i KK të Malishevës, z.Aziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për këtë vit, ku ka trajtuar një varg çështjesh dhe ka dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Në mbledhjen e KPF-së, është shqyrtuar plani i punës të zyrës së prokurimit për vitin 2016, ku anëtarët e komitetit, janë njoftuar nga udhëheqësi i zyrës së prokurimit në Komunën e Malishevës, z.Ekrem Kastrati, lidhur me planifikimet e kësaj zyre, i cili edhe është përgjigjur në pyetjet e parashtruara nga ana e anëtarëve të KPF-së.

KPF, pas shqyrtimit, e ka miratuar kërkesën e drejtorisë së Urbanizimit, për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr.02/134, për Planin Zhvillimor Komunal dhe këtë kërkesë, e ka rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.

Për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, KPF, ka rekomanduar edhe planin komunal për efiçiencë të energjisë 2016-2020. Po ashtu për mbledhjen e ardhshme të KK-së, është rekomanduar edhe propozimi i dalë nga Asociacioni i Komunave, për shqyrtimin e pagesës për anëtarët e KK, si dhe rishqyrtimin e një vendimi komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …