Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se kriza është serioze. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se tatimpaguesit më të mëdhenj të shtetit kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë dhënë disa propozime për fazat e hapjes së ekonomisë dhe planit për rimëkëmbje. “Të aprovohet baza ligjore, për mbledhjen e TVSH-së brenda vendit, pra pas shitjes të mallit dhe jo në kufi dhe të krijohen lehtësira fiskale, përfshirë mundësitë për “Pushime tatimore”, ka theksuar ai ndër të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …