Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve, LDK dhe LV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar

Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve, LDK dhe LV janë përgjegjëse për këtë gjendje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot nga Hani i Elezit se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet. “Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe Vetëvendosje janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, tha Veseli. Ndërkaq sot Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar koalicionin për qeverisjen e përbashkët. AAK në qeverinë e re do të drejtojë 4 ministri dhe do të ketë poashtu postin e zëvendëskryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …