Gurpi i Kumanovës

Seanca e gjykimit në Shkup do të mbahet me dyer të mbyllura, dëshmitë me emra të koduar

Në seancën e radhës të rastit të Kumanovës, me 22 mars, katër pjesëtarë të njësisë speciale të policisë do të dëshmojnë nën cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur Por, seanca do të jetë me dyer të mbyllura, pasi dëshmitë do të jepen nën emra të koduar.  Këta persona janë pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Njësisë Speciale, si dhe dëshmitë e këtyre do të jenë të koduara. Janë paraparë vetëm katër prej tyre, ndërsa gjithsej janë paraparë rreth 20 prej tyre që duhet të dëshmojnë si të koduar të cilët krejt janë nga Ministria e Brendshme”, tha Naser Raufi, avokat.  Sipas tij, edhe pse Avokati i Popullit ka instrumente për çështjen e dhunës dhe përgjegjësisë, deri tani, nuk është treguar ndonjë rezultat. Por Avokati i Popullit Ixhet Memeti vlerëson se deri tani ka ngritur tre procedura, veçanërisht për dhunën policore të ushtruar ndaj të akuzuarve, por fatkeqësisht, Prokuroria Publike, në asnjë prej rasteve, nuk ka marrë masa të duhura.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

KDI: Fushata kundër Duda Baljes është regres demokratik

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj sulmeve të drejtuara ndaj …