Bedri Mursel Maloku (26.3.1956 – 29.4.1999)

Bedri Mursel Maloku (26.3.1956 – 29.4.1999)

Dëshmori Bedri (Mursel) Maloku u lind më 26. 03. 1956 në Bardhash (Bradash) të Besianës. Ai rrjedh nga një familje tipike shqiptare që kishin traditë bujarinë, mikpritjen, vëllazërimin, punën e mbi të gjitha traditën e atdhedashurisë. Bedriu shkollimin fillor e nisi në shkollën e fshatit Bardhash ndërsa e përfundoi në fshatin Anallap (Bajçinë). Ndërsa shkollën e mesme teknike në Besianë. Dëshira e tij ka qenë që të vazhdoi shkollimin edhe më tutje e sidomos dëshirë të flaktë e kishte që ta regjistroi dhe ta përfundoi Fakultetin e Kulturës Fizike, për të cilin kishte prirje dhe aftësi fizike gjë që shihej edhe nga pamja e tij fizike që kishte. Por sikur për shumë djelmosha tjerë edhe për Bedriun ndikuan kushte të natyrave të ndryshme që Bedriu nuk pati fatin të jetë student i Universitetit të Kosovës.
Kështu që jeta vazhdon dhe Bedriu nuk rrinë duar kryq, ai e gjen vetën në punë dhe pas një kohe të shkurtë gjendet në mesin e punëtorëve të organizatës punuese ndërtimore “Ramiz Sadiku”. Që në atë periudhë ishte një organizatë gjigante kështu që si Bedriu dhe shokët e tij punuan dhe derdhën djersën e tyre që vendi të zhvillohej dhe të ndërtohej.
Dhuna sistematike që ushtrohej mbi shqiptarët sa vinte dhe u shtohej nga barbarët serbë dhe që një ditë u bë e padurueshme dhe si pasojë e kësaj dhune shpërthen demonstrata e vitit 1981. Bedriu së bashku me shokët e tij pa hezituar fare ju bashkëngjiten këtyre demonstratave.
Që nga ajo periudhë Bedriu ishte shume aktiv në organizimet e ndryshme kundër okupatorit shekullor. Me kënaqësinë më të madhe pranon detyrat e tij të ilegales së atëhershme. Kështu detyra e tyre gjatë asaj periudhe ishte ngritja e vetëdijes dhe forcimi i moralit se kurrë të gjallë populli shqiptar nuk do të qëndroi nën zgjedhën serbe. Ishte shume aktiv në shkrimin dhe shpërndarjen e afisheve nëpër tërë territorin e Llapit. Ishte i vendosur që të mos ndalet asnjëherë në rrugën çlirimtare deri në pavarësinë e plotë të vendit.
Ishte shumë aktiv edhe në protestat dhe demonstratat e viteve 88 – 89 ku barbari serb në këtë kohë tregoi fytyrën e tij të plotë që e kishte ndërtuar në kuzhinat e akademisë së tyre të tërbuar.
Akti i suprimimit të autonomisë së Kosovës si shumë liridashës tjerë edhe Bedriun ky akt barbar e preku në shpirtin e tij, por nuk u thye moralisht por u angazhua edhe më shumë në aktivitetet atdhetare.
Vitet ’90 çdo familje shqiptare torturohej dhe kontrollohej me pretekstin e kërkimit të armëve. Kjo ndodhi edhe në familjen e Bedriut, por Bedriu ishte i betuar në besë e flamur se i gjallë armët si dorëzon, dhe kështu ndodhi.
Bedriu posedonte armë të stërgjyshave dhe gjyshave dhe kështu brez pas brezi edhe Bedriu i doli shumë besnik armës që kishte.
Dalja në skenë e UÇK-së Bedriun e gjeti plotësisht të gatshëm që të rreshtohet bashkë me trimat e lirisë.
Ai bashkë me shokë ishin betuar se amanetet e legjendarëve, Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Fehmi Lladrofci e shumë e shumë të tjerëve deshi që të qojë deri në fund.
Më 16 qershor të vitit 1998 Bedriu tubon një pjesë të rinjve të fshatit dhe fillon t’ju bashkëngjitet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare në pjesët e Drenicës. Pasi kryejnë ushtrimet e parapara në Zabërç të Shalës së Bajgorës, Bedriu dhe grupi i tij drejtë për së drejti fillojnë detyrën më të shenjtë, se deri në vdekje nuk do të pushojnë për çlirimin e atdheut. Kështu fillon bartja e armatimit nga Shqipëria që ishte një rrugë shumë e gjatë, shumë e mundimshme, shumë me sakrificë por për Bedriun dhe shokët e tij ajo ishte krenaria më e lartë që posedonte një njeri. Kështu pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës u ndie si një shpirt i vetëm për Kosovën dhe në këtë formë ky shpirt u ndie i domosdoshëm të jetë shumë prezentë edhe në trevën e Llapit. Pra filloi një organizim shumë i shkëlqyer në këtë trevë prej djelmoshave që bënë kthesë në historinë shqiptare.
Për Bedriun për të kryer sa më shumë aktivitete në radhët e UÇK-së nuk i mjaftonte dita por punonte pa ndal edhe natën, asnjëherë nuk ndjente lodhje dhe gjithherë ishte i disponuar dhe me një ndikim shumë të madh tek të tjerët në ngritjen e moralit të pjesëtarëve të UÇK-së.
Beteja e 15,16 e 17 shtatorit të vitit 1998 e njohur si “Beteja e Kaçanollit”, Bedriun e gjen në vijën e parë të frontit së bashku me shokët e tij. Kështu që okupatori e kuptoj se kishte të bënte me një forcë reale dhe pas një kohe solli armatimin më të rëndë që kishe duke ndërmarrë ofensivë 15 kilometërshe.
Luftimet zhvilloheshin në nja gjatësi 15 kilometërshe prej Lupçit gjerë në fshatrat Bajçinë, Dobratin, Revuq të Llapit.
Bedriu mori pjesë në shumë beteja të zhvilluara në ZOLL si në Llapashticë, Kastrat (Obranqë), Peranë, Bajçinë, në Gegaj (Dobratin). Po ashtu në betejën e zhvilluar më 24 mars 1999 në fshatrat Llaushë dhe Buzëllap (Dobërdol). Për moralin, guximin dhe trimërinë e tij të treguar nëpër beteja rrëfejnë edhe tani bashkëluftëtarët e tij.
Gjatë gjysmës së dytë të muajit prill të vitit 1999 në ZOLL u zhvilluan shumë beteja të ashpra në mes të forcave armike dhe UÇK-së. Sulmet e forcave serbe përcilleshin me granatime të shumta të cilat granatime u shtrinë në fshatrat Katunishtë, Bardhash, Revuq, Gegaj dhe Kaçanuell. Gjatë kësaj kohe u bënë luftime të rrepta për të mbrojtur të plagosurit në spitalin ushtarak në Potok dhe popullatën civile që ishte numerikisht shumë e madhe e strehuar në këto anë. Gjatë luftimeve që zgjatën disa ditë që nga Guri i Bardhë e deri në Bardhash ranë disa dëshmor. Luftëtarët e lirisë luftuan heroikisht për disa ditë rresht duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha në njerz dhe makineri luftarake.
Bedriu bashkë me djalin e axhës Esetin ranë në mbrojtje të popullatës civile më 29 prill 1999 tek vendi i quajtur “Livadhi i madh” te pishat e Bardhashit. Në këtë betejë qenë plagosur edhe rreth 20 luftëtarë.
Fillimisht Bedriu bashkë me djalin e axhës pas rënies ishin varrosur afër vendit ku fituan pavdekësinë , ndërsa rivarrimi i tyre është bërë me nderime ushtarake dhe pjesëmarrje të shumë qytetarëve të Llapit e më gjerë më 27 korrik 1999 në varrezat e fshatit Bardhash. Për jetën dhe veprimtarinë e dëshmorit është shkruar në gazeta dhe revista të ndryshme e po ashtu edhe në librin për dëshmorët e Llapit.
Bedriu pas vetës la familjen e ngushtë: nënën Ajshe, bashkëshorten Fetien me fëmijët: Evgjenien, Shkurtën, Flamurin, Liridonën, Valonin, dy vëllezërit Mehmetin, Sabitin dhe dy motrat Hyrën e Nafien.
Pas luftës familja e dëshmorit nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, është nderuar me mirënjohje. Për heroizmin dhe guximin që ka treguar në betejat e luftës çlirimtare është dekoruar nga SHP i UÇK-së, nga SHP i UÇK-së të ZOLL-it, me mirënjohje është nderuar edhe nga shoqatat e luftë së UÇK-së. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …