Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, vizitoi sot Pallatin e Drejtësisë dhe u takua me Kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetarin e Gjykatës së Apelit, Hasan Shala dhe Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi të cilët njoftuan Kryesuesin, Çoçaj rreth gjendjes së përgjithshme të Pallatit të Drejtësisë, me qëllim që të jetë i informuar sa më shumë rreth situatës nëpër gjykata dhe rreth punëve që po zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe funksionimi i këtyre gjykatave, me kapacitete të limituara përkatësisht aktiviteteve të reduktuara si dhe rreth organizimit të stafit të tyre kujdestar, me qëllim të respektimit të vendimit për masat parandaluese nga Qeveria e Kosovës dhe KGjK. Kryesuesi Çoçaj tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës po bënë përpjekje maksimale që të menaxhojë sa më mirë situatën e krijuar në sistemin drejtësisë si pasojë e pandemisë covid19, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …