Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i ka dhënë leje speciale për të lëvizur lirshëm në tërë territorin tonë Aleksandër Jabllanoviqit. Ndaj këtij vendimi të Sveçlës ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila përmes një postimi ka thënë se sot, të veshur me petkun e pushtetit, përfaqësues të VV-së i japin leje speciale për lëvizje gjatë gjithë kohës e në gjithë Kosovën, Aleksandër Jabllanoviqit. “Të gjithë e kujtojmë protestën e dikurshme të VV-së, e cila kërkonte shkarkimin e Jabllanoviqit, njeriut që kishte fyer në mënyrën më çnjerëzore nënat gjakovare. Sot, i veshur me petkun e pushtetit, Svecla-Jabllanoviqit i jep leje speciale për lëvizje gjatë gjithë kohës e në gjithë territorin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …