Si shkak i pandemisë së koronavirusit, çmimet e karburanteve kanë rënë në nivelin më të ultë në 20 vjetët e fundit në Kosovë. Rënia e çmimit të derivateve në këtë kohë pandemie të Covid-19, u mirëprit nga qytetarët, por rënia e shitjes së saj, naftëtarët kosovarë po rrezikon të i dërgojë drejt një kolapsi, ku po rrezikohet edhe falimentimi i kompanive. Kjo pasi, ditëve të fundit, rënia e kërkesës për furnizim me derivate ka rënë në nivelin më të ulët që nga paslufta. I pari i Naftëtarëve, Fadil Berjani thotë se nëse vazhdon kjo situatë, ka gjasë që shumë pika të karburanteve të mbyllen dhe shumë kompani të falimentojnë. Sipas tij, kjo situatë e krijuar ka bërë që shumë kompani të largojnë nga puna shumë punëtorë pa fajin e tyre, ndërsa tregon se ky sektor në Kosovë numëronte rreth 10 mijë të punësuar para pandemisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …