leoni

Veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj, nga Theranda e jep pensionin e tij për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj, nga Theranda e jep pensionin e tij për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Veterani i UÇK-së, Shefki Hodaj, nga Theranda ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë. Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili e ka falënderuar atë dhe të gjithë ata që po ndihmojnë. “Shefki Hodaj – Veteran i Luftës së UÇK-së nga fshati Samadraxhë, e ka dhuruar pensionin e tij mujor të veteranit për pako ushqimore, vlerë e cila do të destinohet për familjet që kanë nevojë. Është shumë emocionues një veprim i tillë, ngase kjo tregon shumëçka për shoqërinë tonë. Jemi falenderues ndaj të gjithë atyre që po shprehin angazhimin humanitar, në këtë kohë të pandemisë”, ka shkruar Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …