KK i Hanit të Elezit miraton lehtësira tatimore për bizneset e komunës

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme në vitin 2020. Kuvendi për rendë të ditës pati vetëm një pikë:

  1. Miratimi i propozim vendimit për lirimin nga taksat për ushtrimin e veprimtarive afariste për tre muaj dhe lirimi nga pagesa e qirasë për shfrytëzimin e pronës komunale për gjashtë muaj.

Në arsyetimin e këtij propozim vendimi, kryetari i komunës Rufki Suma tha se marrë parasysh efektet e pandemisë së koronavirusit që ka goditur tëre vendin, dhe duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës për masat për përkrahjen e komunitetit të biznesit si dhe praktikave të mira në disa komuna, ishte vlerësim real që edhe komuna e Hanit të Elezit të miraton lehtësira tatimore për bizneset e komunës. Në bazë të vlerësimeve aktuale është propozuar vendimi për lirimin nga taksat për ushtrimin e veprimtarive afariste për tre muaj dhe lirimi nga pagesa e qirasë për shfrytëzimin e pronës komunale për gjashtë muaj. Kryetari Suma tha se kjo është masë e përkohshme dhe varësisht prej rrjedhës së situatë të vlerësohen rrethanat për përkrahje tjetër. Ky propozim u miratua nga këshilltarët e kuvendi i komunës. Takimi i jashtëzakonshëm ishte rast që Kryetari Suma ti njoftojë këshilltarët komunal edhe për zhvillimet aktuale në komunë sa i përket gjendjes me epideminë e koronavirusit. Kryetari Suma tha se që nga konfirmimi i rasteve të para, fatmirësisht nuk kemi pas raste tjera apo vatra tjera të infektimit. Rastet e konfirmuara janë monitoruar në vazhdimësi si nga Stafi i QKMF-së “Dr Menduh Kaloshi” por edhe si komunë kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për të ju siguruar kujdesin e domosdoshëm në furnizime apo nevoja tjera. Ka qenë moment jashtëzakonisht lehtësues kur janë konfirmuar si negativ edhe rastet e kontaktit me çka jemi siguruar se e kemi nën kontroll situatën. Për të qenë të siguruar me informatat e domosdoshme janë takimet e rregullta të Këshillit Komunal për Parandalimin e Koronavirusit në Han te Elezit. Në takimet e këtij këshilli përveç anëtarëve të emërua po prezantojnë dhe po kontribuojnë me angazhimin e tyre Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kolonel Emin Beqiri si dhe Sevdie Mehmeti Drejtoreshë e IKSHP-së në Ferizaj tha kryetari i komunës Rufki Suma. Kryetari i Komunës Rufki Suma edhe një herë në emër të komunës së Hanit të Elezit falënderoi të gjithë donatorë për ndihmën e dhënë që mundësuan të ndahen mbi 800 pako ushqimore e higjienike për të gjithë ato familje që në këto rrethana ishim më të goditura

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …