Adil Fetahu

Adil Fetahu: Principet e fesë

Nga përmbajtja e librit të Grupit të dijetarëve të Institutit “Dar-Rah-El Haq”, “PRINCIPET E FESË”, botim i Shtepisë Botuese “Dielli pas  Reve”, Prishtinë, 2015, nxora këto mendime, parime, qëndrime, botëkuptime e definicione në lidhje me:  diturinë; dijen e mosdijen; vlerën e Kur’anit dhe vlerën e arsimit, vlerën e moralit shoqëror, vlerën e   punës, vlerën e martesës dhe familjes, e të tjera. Pavarësisht se këto lidhen kryesisht me parimet e fesë, nga këto ka se çka të mësojë njeriu, po ta shtrydhë  trurin mirë e mirë për ta kuptuar esencën e këtyre parimeve e mendimeve.

Për ju lexues të nderuar, që s’keni pasur rastin ta lexoni atë libër, të sistematizuar në 30 leksione, për tema e çështje të ndryshme, me sintetizimin e përmbajtjes dhe citatet e formuluara në vazhdim, po ua ofroj mundësinë të njiheni me pikëpamjet e shtruara në atë liber, për çështje të caktuara.

* * *

  1. Edhepse njeriu ka bërë përparim të madh, ai akoma është në fillim dhe akoma nuk e ka lexuar as rreshtin e parë të librit të madh të Natyrës dhe të diturisë (fq.26)
  1. Dallimi mes diturisë dhe mosdijes është sikur dallimi mes pikës së ujit dhe oqeanit (27)
  1. Dituria e njeriut është e kufizuar me mosdijen dhe me teoritë e gabuara (62)
  1. Nuk është korrekte që gjërat që nuk i dijmë dhe nuk i shohim, t’i shpallim inekzistente.(27)
  1. Krijues është vetëm Zoti. Një zbulonjës (shpikës) nuk është krijues, por është prodhues. Shpikësi vetëm arrinë të kuptojë karakteristikat e gjërave dhe bashkimin e elementeve të caktuara për të bërë diçka që i nevojitet vet atij ose njerëzimit.(37)
  1. Më shumë dituri, më shumë dobi. (59)
  1. Krijesat nuk kanë të drejtë t’i ankohen Zotit, se dallimi mes tyre është padrejtësi. (63)
  1. Mund ta urreni një send që është i dobishëm për ju, dhe mund ta doni një send që është i dëmshëm për ju. (69)
  1. Rrethit i mungojnë vlerat shoqërore dhe morale (71)
  1. Njerëzit nuk e kanë kursyer vetën për t’i ndihmuar qëllimet e të dërguarve dhe më shumë i donin kërkesat dhe urdhërat e profetëve se sa të vetat.(77)
  1. Prova që bënë dallim mes profetit të vërtetë prej atij të rrejshëm, quhet – mrekulli.(77)
  1. Sjellja e mësuesit është instrument më i fuqishëm se sa ligjërimet e tij gojore.(80)
  1. Harmonia mes fjalëve dhe veprave është dëshmia më e mirë… (81)
  1. Shoqërohuni me ata fjalët e të cilëve plotësojnë dituritë tuaja.(110)
  1. All-llahu është më afër njeriut, se sa njeriu vetvetes.(120)
  1. Kur’ani do të shkëlqejë deri sa Dielli të lindë në lindje. (136)
  1. Kur’ani ka kuptim të mrekullueshëm të jashtëm dhe kuptim shumë të thellë të brendshëm. (170)
  1. Kur’ani me kualitetet e tij të posaçme, i tejkalon të gjithë kufijtë e prozës dhe poezisë.(139)
  1. Në përmbajtjen e Kur’anit shqyrtohen shumë çështje të ndryshme, por uniteti i shprehjes mbetet i pandryshueshëm.(140)
  1. Esenca e besimit islam përmblidhet në fjalinë: La ilahe ilallah; nuk ka Zot (tjetër) përveç All-llahut. (146)
  1. Islami e lartëson vlerën e arsimimit në nivelin më të lartë të obligimeve fetare. (151)
  1. Të fituarit e diturisë është detyrë e çdo muslimani. All-llahu i do të diturit.(151)
  1. Ai që e ka ujin dhe tokën në disponim, por nuk i shfrytëzon këto burime të mëdha e varfërohet, do ta mallkojë All-llahu.(152).
  1. All-llahu e do bujqësinë si punë e vyeshme dhe frytdhënëse , më tepër se punët tjera. (152)

25.Pusho, kushtoji vëmendje gjendjes së familjes tënde, përkushtohu obligimeve islame, lutu, lexoje Kur’anin dhe vizito miqtë. (153)

26.Martesa nuk është çështje ekskluzivisht personale dhe private, sepse ka një pasojë krejtësisht shoqërore. (153)

  1. Asnjërën botë nuk duhet lënë pasdore për hirë të tjetrës. (163)
  1. Ai që nuk ka vdekur dhe asnjëherë nuk do të vdesë, është vetëm Zoti. (166)
  1. Muhamedi a.s. ka thënë: All-llahu do t’i dënojë ata që e lëshojnë ushtrinë (e Usmahut) dhe dezertojnë prej saj.(212; Ebu Bekiri dhe Omeri, kanë dezertuar prej saj!).
  1. Imami i 12 me radhë dhe i fundit do të jetë Al-Mahdi, pasardhës (i largët,v.j.)  i Muhamedit,  sundues i shekullit që do të jetë përplot drejtësi, pas një kohe që ishte plot padrejtësi.(221)
  1. Të gjitha të këqijat e botës janë pasojë e mungesës së baraspeshës ndërmjet nevojave materiale dhe atyre shpirtërore. (222)
  1. Me vdekjen, njeriu vetëm kalon prej një (kësaj) bote në tjetrën.(233).
  1. Vdekja është realitet të cilën, dëshëm ose nuk deshëm ne, patjetër do  të ndodhë.(243).
  1. Vdekja nuk është zhdukje e njeriut; pas vdekjes shpirti kalon në Barzah (Purgator, v.j.) dhe aty besimtari është mirë, në pritje deri në ditën e Gjykimit/Kjametit.Ajo kohë quhet “jeta e ndërmjeme” (244).

 

  1. All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderi sa ata nuk e ndryshojnë vetën e tyre. (237)

Zgjodhi: Adil Fetahu

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …