Ramadani: Mos të kritikohen punëtorët shëndetësor, pasi sipas ata e kanë vënë në rrezik jetën e tyre

Ramadani: Pavarësisht masave lehtësuese përsëri ndalohen grumbullimet, ceremonitë mortore e ahengjet familjare

Nga 4 maji do të hyn në fuqi masa të reja mbrojtëse për pandeminë COVID-19. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publikë të Kosovës, Naser Ramadani, ka bërë të ditur se pavarësisht lehtësimeve që janë bërë në masat e reja, përsëri ndalohen grumbullimet, ceremonitë mortore e ahengjet familjare. Tutje ai ka bërë thirrje që përsëri të kujdesemi për shëndetin e njëri-tjetrit dhe të mbahet distanca fizike prej dy metrash. “Ju lutemi që të respektoni masat nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja. Ju lus që të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të tjerëve.  Ju lutem që të mbani distancë fizike 2 metra, higjienë personale dhe na ndihmoni edhe neve që ta kontrollojmë edhe më tutje situatën epidemiologjike. Na ndihmoni pak, që ne t’ju ndihmojmë shumë”, tha Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …