Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë sot homazhe dhe ka vënë kurora me lule tek shtatorja e heroit, Ilaz Kodra, si dhe te komplekset e dëshmorëve dhe martirëve në Vrbovc, Shtuticë dhe në Marinë. Kreu i PDK-së, pas homazheve, në Marinë, ka theksuar se Serbia duhet të paguaj për gjenocidin e kryer ndaj qytetarëve tanë të pafajshëm, duke shtuar se ne jemi krenar me luftën tonë. “Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që kanë rënë në altarin e lirisë, kjo është historia jonë, kjo është dhembja jonë, kjo është krenaria jonë, kurrkush as nuk ka me mund me ndërru, as me lëvizë nga kjo e cila është e vërteta. Serbia do të paguaj për gjenocidin serb të cilin e ka kryer mbi njerëzit tanë të pafajshëm, ne jemi krenar me luftën tonë, e kemi shporrë Serbinë, s’ka më Serbi, kjo është ajo, çdo luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është krenar, ndërsa ata që kanë pikëpyetje ndaj neve që kemi luftuar, qe ku jemi. Kur të donë, qysh të donë, këtu jemi. Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetit të Kosovës dhe çdo gjaku i cili ka rënë, por edhe këtyre luftëtarëve që janë gjallë, edhe këta duhet respektuar”, tha Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …