Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, asamblistin Ilir Ejupi dhe kryetarin e fshatit Qirez Fatmir Bajrami, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugëve në bashkësinë lokale të Qirezit.
Ata vizituan edhe punimet e rrjetit të kanalizimit në fshatin Prelloc, projekt ky shumë i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Bashkë për mirëqenie e zhvillim! Ka thënë Nënkryetari Lushtaku.