Gjykata Kushtetuese ka lëshuar sot një njoftim sa i përket kërkesës së Vetëvendosjes për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretimit të Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër. Kushtetuesja me anë të një komunikate për media ka sqaruar se deputetët përveç kësaj kërkese, kanë kërkuar edhe masën e përkohshme të pezullimit të zbatimit të Dekretit. Në këtë formë, me qëllim të shqyrtimit urgjent, Kushtetuesja ka kërkuar nga të gjitha palët e interesit, t’i dërgojnë komentet e tyre përkitazi me masën e përkohshme. Afati i fundit është caktuar dita e sotme, deri në orën 12:00. “Komentet përkitazi me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri më 8 maj 2020, në orën 16:00”, thuhet aty.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …