Agjencitë botërore të lajmeve kanë bërë të ditur se duke se së paku 11 persona deri më tani kanë vdekur, dhe 25 të tjerë janë lënduar në shpërthimet e sotme në aeroportin Zaventem në Bruksel. Konfirmohet se janë gjetur edhe disa bomba të tjera në aeroport. Pamje të publikuara në rrjetet e ndryshme sociale tregojnë se ka tym në një nga terminalet e aeroportit. Shkaku i shpërthimeve nuk është bërë e ditur. Sulmi ka ndodhur katër ditë pas kapjes në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor në sulmet në Paris në nëntor të vitit të kaluar kur u vranë rreth 130 qytetarë francezë të pafajshëm.
