Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ditën e punëtorëve ka thënë se punëtorët kanë shumë sfida para vetes. Ai tha se papunësia është sfida më e madhe e Kosovës. “Por as me punësim nuk përfundojnë sfidat e punëtorëve. Puna pa siguri, pa kontratë, pa kontribute pensionale, pa sigurim shëndetësor, e pa të drejta për pushim me pagesë, është më shumë normë se përjashtim. Praktikisht, është marrëdhënie pa virtyt, që e zhvesh punëtorin nga dinjiteti, duke e reduktuar në fuqi të thjeshtë punëtore”, tha ai.
