Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është më i rëndësishëm se kurrë respektimi i Kushtetutës nga politikanët në Kosovë. Një ditë pasi kryetari Thaçi dekretoi Avdullah Hotin për kryeministër dhe dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, Abbott ka thënë se të gjithë akterët politikë duhet të lejojnë gjykatën të kryejë punën e vet e të respektojnë vendimet. “Duke marrë parasysh lëvizjet e fundit politike, unë besoj se është më e rëndësishme se kurrë më parë që Kushtetuta, dhe proceset që i mbulon, të respektohen nga të gjithë akterët politikë. Kjo përfshin edhe rolin e Gjykatës Kushtetuese të cilin duhet të jetë në gjendje ta luajë si e pavarur, pa frikë e favore, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar ai
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …