Bashkurti: Shqipëria të ketë rol më të madh në rajon

Ish-diplomati shqiptar, Lisen Bashkurti në një intervistë për gazetën ‘Zëri’, ka folur për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe nevojën e faktorizimit të shqiptarëve në rajon. Ai ka vlerësuar se Kosova duhet ta mbrojë imazhin e saj, pasi në të kundërtën, çdo dëmtim eventual ul ndjeshëm reputacionin e saj në Evropë dhe botë. Sipas tij, ulja e reputacionit do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Duke komentuar bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, Bashkurti ka thënë se roli i Shqipërisë duhet të jetë më i madh në këtë drejtim, dhe se Tirana ka shpalosur dobësi të ndjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …