Edhe Partia Social Demokrate ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se me karantinimin e Prizrenit është shkelur Kushtetuta. Në reagimin e PSD-së thuhet se se shkelja e Të Drejtave dhe Lirive Themelore është shkelja më e rëndë e Kushtetutës. Kësaj here, shkelja e bartë firmën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, por të gjithe e dimë se ky i fundit është instrumentalizuar nga lufta paranojake e Kurtit me Hashim Thaçin. “Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese tërheq vërejtjen se Kuvendi ka qenë i detyruar nga Aktgjykimi i parë të nisë plotësim/ndryshimin e ligjit ekzistues, meqë rast i bën përgjegjës të gjithë për këtë. Me këtë rast Kuvendi ka dështuar në kryerjen e detyrave të tij Kushtetuese. Secili deputet është përgjegjës për këtë, duke filluar nga Vjosa Osmani. Pikat 15,16,17 e 18 të arsyetimit flasin vetëm për një gjë: përpjekja kërcënuese që Kryeministri Kurti ka bërë ndaj Gjykatës Kushtetuese duke ndërhyrë në punët e saj. I rëndë dhe i papranueshëm është fakti që Kosova është bërë pjesë e listës së vendeve që ka cenuar Të Drejtat e Njeriut, dy herë me radhë, qëllimisht”, thuhet në këtë reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …