Gjatë një interviste për emisionin “Ballkan Talk”, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka drejtuar kritika ndaj Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të cilat ka thënë se e kanë mashtruar dhe zhgënjyer qytetarin e Kosovës. Ai ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje e kishin nisur me mashtrim. Pastaj, në momentin që i fituan zgjedhjet me 6 tetor i zhgënjyen qytetarët e vendit tonë, pikërisht në momentin më të rëndë për qytetarët kur duhet të ballafaqoheshin me pandeminë ata krijuan një krizë që dëmtoi besimin e qytetarëve, po aq sa dëmtoi edhe Kosovën në raport me miqtë më të mëdhenj që ka, që janë SHBA dhe Bashkimi Evropian. Në vend të merreshim me pasojat sociale dhe ekonomike që ka krijuar pandemia dhe të cilat janë shqetësuese, ne sot për shkak të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po merremi me vetveten. Jam i shqetësuar për mënyrën se si ata duan ta ndërtojnë politikbërjen në shtetin tonë. Është e domosdoshme të ketë zgjedhje të parakohshme, përndryshe do të krijohen vështirësi më të mëdha për qytetarët dhe vendin tonë, ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …