Infektologu, Valbon Krasniqi ka deklaruar se ka tregues shpresëdhënës që na mundësojnë zbutjen e masave të ndërmarra kundër përhapjes së pandemisë. “Është shumë me rëndësi meqë jam klinicist dhe po e potencoj parametrin klinik, çka nënkupton kjo, duhet parë dhe duhet analizuar numrin eventual të pacientëve të cilët kanë pasur nevojë të shtrihen në klinikë ose në rast të zbutjes së masave, numrin eventual të personave të infektuar që do të kërkonin eventualisht trajtim mjekësorë. Unë jam optimist me situatën ditëve të fundit këto parametra janë duke u plotësuar. Tani për tani edhe ky parametër është mirë shkon në favor të zbutjes së masave, por megjithatë ende nuk ka vend për gëzim para kohe, duhet të jemi të vëmendshëm dhe duhet të vazhdojmë me respektim të masave në kuptim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, ka porositur infektologu, Valbon Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …