Pas shpërthimeve të sotme, Ambasada e Kosovës në Bruksel, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në këtë qytetet që t’i shmangin hapësirat publike dhe transportin publik. “Ambasada e Kosovës në Bruksel njofton të gjithë shtetasit e Kosovës në Belgjikë të shmangin qarkullimin e panevojshëm me mjete të transportit publik apo qëndrimit në hapsira publike. Rekomandohet fuqishëm të ndiqen udhëzimet e sigurisë së lëshuara nga autoritetet belge”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Bruksel. Ambasada ka në dispozicion numrat e telefonit + 32 2 773 27 00 dhe numrin emergjent +32 460 957163 për të gjithë shtetasit e Kosovës në nevojë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …