Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Thaçi: Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalen urgjentisht

Kryetari, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së u.d të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili mbrëmë tha se Behgjet Pacolli do të arrestohej nëse do të shkonte në Kuvend. Duke reaguar ndaj këtij paralajmërimi kërcënues, kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar se kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …