leoni

TREGU NË RAHOVEC I GATSHËM PËR SHITJEN E PRODUKTEVE VENDORE

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Berat Duraku, kanë vizituar hapësirat e tregut pranë Shtëpisë së Verës (Konakut). Kryetari Latifi ka bërë të ditur, se tregu në afërsi të Shtëpisë së Verës (Konakut), është i gatshëm për hapje dhe Komuna e Rahovecit është duke pritur lejen përkatëse për zhvillimin e tregut në Rahovec, gjithmonë duke ju përmbajtur rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë. “Tregu si i tillë do të shërbente për shitjen e kulturave perimtare, bulmetit e shumë produkteve të tjera vendore të cilat prodhohen dhe përpunohen nga fermerët tanë. Situata e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ka krijuar vështirësi të mëdha për plasimin e produkteve bujqësore në treg, e jona është të sigurojmë qasjen e nevojshme për shitjen e këtyre produkteve, pra sigurimin e hapësirës për treg. Kemi investuar vazhdueshëm dhe tani kemi hapësirë shumë të përshtatshme për produktet e fermerëve tanë! Po punojmë nga afër me organet kompetente të nivelit qendror dhe jemi në pritje të përgjigjes për hapjen e tregut. Ne jemi gati për hapje të tregut”,  ka thënë ndër të tjera Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …