leoni

Këshilli i fshatit Vërban falënderon kryetarin Haliti për punët e mira

Këshilli i Fshatit Vërban falënderon kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin për angazhimin maksimal dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve në këtë fshat dhe më gjerë. Ky këshill shpreh mirënjohje për projektet infrastrukturore me theks të veçantë për asfaltimin e rrugës kryesore si dhe rrugëve të lagjeve, ndërtimi i trotuarit, rregullimi dhe instalimi i rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit, ndërtimi i urës e investime tjera kapitale. Këshilli i Fshatit Vërban po ashtu vlerëson lart interesimin e kryetarit Haliti për gjendjen e krijuar nga pandemia e gripi si dhe mbështetjen konkrete që ai po e jep për familjet me gjendje më të rrezikuar financiare. Ky këshill inkurajon kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti që të vazhdojë menaxhimin e mirë të buxhetit dhe aseteve tjera për të mirën e përgjithshme publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …