Maqedonia

Komunat shqiptare në Maqedoni me natalitet të theksuar

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, në Maqedoni është vërejtur shtim natyror vetëm tek shqiptarët, raporton agjencia e lajmeve INA. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tre muajt e fundit të vitit 2015 vërehet se shtim natyror të madh ka Tetova me 127 promila, Saraji 102 promila, Çairi 95 promila, Studeniçani 89, Gostivari 68 dhe Likova 65 promila. Të gjitha këto komuna me shumicë shqiptare shquhen për shkallë të lartë lindshmërisë, ndërkohë që në anën tjetër vërehet rënie e plotë e natalitetit tek sllavo-maqedonasit. Përkundër masës stimuluese nga Qeveria dhe ndihmave të ofruara nga komunat, popullata sllavo-maqedonase vazhdon të shënoj rënie nga viti në vit. Prilepi, Manastiri, Shën Nikolli, Kisella Voda dhe Karposhi llogariten si komunat me shtim të dobët natyror. Regjistrimi i fundit në Maqedoni i realizuar në vitin 2002, e kishte evidentuar numrin e shqiptarëve në Maqedoni si 25 përqind të popullatës, por të gjitha parametrat bëjnë me dije se numri i popullatës shqiptare është afër 35 përqind.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …