Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka vazhduar postimet në rrjetin social, tash kundrejt ministrit në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Të dy e kritikuan gjatë ditës së djeshme Kadrijajn, e cila postoi emra të disa personave që MSH-ja i kishte liruar nga karantinimi në Qendrën Studentore, dhe se ajo i kishte publikuar si raste psikiatrike. “Diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe pafytyrësia juaj! Për ministren e shkarkuar të Drejtësisë dhe për ministrin e shkarkuar të Shëndetësisë. Në cilësinë e mjekes që kam qenë edhe në kohë kur nuk është cenuar privatësia por edhe është luftuar për Liri! Në cilësinë e mjekes që vazhdoj të jem e di fare mirë se çfarë është Betimi i Hipokratit! Në cilësinë e mjekes flas edhe si deputete! Në vijim do vazhdoj të botoj edhe materiale tjera me diagnoza, vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra, e-maila, mesazhe personale që keni dërguar në Qendrën e Studentëve, Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …