leoni

Malisheva kërkon të hiqet krantinimi, pasi gjendja është përmirësuar dhe nuk ka nevojë që të vazhdohet kjo gjendje

Malisheva kërkon të hiqet krantinimi, pasi gjendja është përmirësuar dhe nuk ka nevojë që të vazhdohet kjo gjendje

Komuna e Malishevës përmes po kërkon daljen nga karantina pas 50 ditëve qëndrim.Sipas komunës kjo kërkesë vjen pasi situata epidemiologjike me COVID-19 në Malishevë është përmirësuar. “Mbrëmë, fshati Banjë u hoq nga karantina, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë. Radha është t’i hiqet krantinimi edhe Malishevës si tërësi, pasi gjendja është përmirësuar dhe nuk ka nevojë që të vazhdohet kjo gjendje e të qenit në karantinë të plotë, tërë territori i komunës. Dita ditës, gjendja ka shkuar duke u përmirësuar, numri i infeksioneve ka qenë në rënie, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në rritje, si dhe gjendja e të prekurve me COVID-19, është duke stabilizuar dhe përmirësuar”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …