leoni

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Të ndalën shpifjet kundër UÇK-së

Për lirinë Historike të Kosovës, kanë merita të mëdha shumë njerëz, fatmirësisht është e pamundur për t’i theksuar. Por,vulën e Lirisë pa pikën e dyshimit do e mban Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Për t’u çliruar nga Serbia, Kosova kurrë nuk është ndaluar për të ardhur në këtë Ditë, por edhe çmimi ishte jashtëzakonisht i lartë sepse populli kaloj nëpër shumë sfida që rrallë ndonjë popull do e kishte përfunduar. Dhe kur një popull është këmbëngulës për një qëllim nuk ka forcë toksore që e mposhtën. I tillë është populli i Kosovës, që pas shumë shekujve në përpjekje për të gjetur rrugën e Lirisë, i lindi ideja se vetëm Pushka e sjellë Lirinë. Pushka e Kosovës lindi dhe u pagëzua me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kjo Ushtri me t’u krijuar, solli një lumturi në zemrat e çdo shqiptari, kuptohet në veçanti atij të Kosovës. UÇK ngërthen në vete artin e luftës për çlirimin nga okupatori serb. Është thënë se lumturia është art që mund të mësohet. Ai që arrin ta zotëroi këtë art dhe të niset shtigjeve të saj, në jetën e vet do të gërsheton shumë gëzime, kënaqësi dhe të mira të panumërta. Vetë esenca dhe principet e kërkimit të lumturisë është aftësia e UÇK-ës, që solli Kosovën këtu ku është sot.

Kjo ishte ana e ndritshme e UÇK. Por, UÇK kishte dhe fatkeqësisht ende ka sulme nga njerëz të cilët nga shpirtëngushtësia e tyre jo rrallë nuk dallojnë nga ato të Serbisë,  shpifur gjëra bizarre të pa qenë. Që në krijim të saj shumë nga politikanët e dështuar e quanin UÇK si dorë e zgjatur e Serbisë, kurse Serbia nuk e pranonte si ushtri por si organizatë terroriste, në këto kthetra ra edhe një grup politikanësh të cilët nuk donin t’u prishej rehatia relative e kohës. Ky grup politikanësh fuste frikë në popull s’e gjëja Serbia do të na fshinë për dy orë. Kjo demagogji shkakton një amulli te një grup i madh njerëzish të cilët kurrësesi nuk bindeshin se është krijuar UÇK. Ky grup njerëzish përfshirë edhe një pjesë të politikës të ashtuquajtur pacifist, ishin tejet jostabil, frikacak për nga natyra të paqëndrueshëm në kërkesat e tyre. Në kokat e tyre sillej shpirtëngushtësia, dëshprimi,brengosja vetëm për vete, duke harruar situatën që e rrethonte. Këta njerëz që i posedojnë këto veçori janë tejet të kufizuar dhe konsiderojnë se i gjithë kozmosi gjendet në shpirtin e tyre. Sepse ata nuk mendojnë për të tjerët, por vetëm për vete. Ky grup njerëzish shkonte aq larg sa që ende nuk bindeshin së egzistuar UÇK. Unë personalisht kam pasur shumë duele dhe debate bukur të ashpra, kuptuar në formë demokratike, gjithnjë duke mos u bindur assesi për UÇK. Por, të gjitha maskat u hoqën kur në Llaushë të Skenderajt për herë të parë UÇK publikisht del me popullin. Ai grup njerëzish që nuke besonin tani u bindën. Pastaj une e bëra kuriozitet me tallje ndaj disave syrësh, duke i pyetur: a ka UÇK,apo s’ka?. Disa prej tyre më përqafuan me lot.

Kur të mendohet për heroizmin e UÇK, rrjedhimisht kujton të madhin Fan Nolin me poezinë e tij “merr e zgjidh” . Unë, kësaj rradhe do marrë vetëm strofën për Kosovën:

A të duhen luftëtarë?

Dhe arratinë armiku të marrë?

A do botës ti vësh zjarrë?

Merr nja dhjetë Kosovarë.

Vargjet aq kuptimplotë sikur të ishin aktuale. Psh, a të duhen luftëtarë; ketë e dëshmuan të gjithë ata që u rreshtuan në UÇK. I dhanë arratinë armikut, me ç’rast e gjithë bota ishte ngritur në këmbë, këtë e bëri Komandanti legjendar Adem Jashari me dhjetra antar e familjar.

Luftën në Kosovë e fituan UÇK dhe NATO, ky është një kapitull i mbyllur me fitoren e Lirisë. Çështjes shqiptare nuk mund t’i rreshtin librat e trazuar nga pasioni kombëtar deri sa të zgjidhet plotësisht. Por edhe pas këtij qasti fatlum me të do të merret historia, sigurisht mjaftë qetësisht e pa turbulluar mendjen. UÇK tashmë i takon të së kaluarës jo edhe aq të largët. Sepse ende ka plagë të pa shëruara siq janë të pagjeturit etj.

Natyrisht  pas çdo lufte, duhet filluar rimëkëmbjen ekonomike, politike që nuk është aspak e lehtë. Kjo po dëshmohet sot e kësaj dite. Fitorja më e madhe e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë ishte vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara. Më 22 Korrik 2010 Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ishte kjo një humbje e thellë politike e Serbisë, sepse vetë ajo e kishte kërkuar këtë gjyq. Mirëpo Serbia pas kësajë disfatës politike lëshohet në ofensivë tjetër politike, gjithnjë duke shfrytëzuar gabimet e politikës në Kosovë. Serbia e ka të qartë se 100% e ka humbur Kosovën, por ata e kanë një fjalë popullore: “ spasiti ono shto se mozhe spasiti” që nënkupton: shpëtoje atë qka mund të shpëtohet. Serbia qoftë edhe 1 metër katrorë që e merr nga Kosova për ta është sukses. Serbia pas vendimit të gjykatës, me ndihmën e Evropës shtrigë i vërsulën Kosovës për bisedime fillimisht teknike. Pranimi i këtyre negociatave ishte politikisht katastrofike, sepse nuk kuptonin qëllimin e Serbisë.

Që nga ajo kohë në Kosovë mbretëron një ngërç politik nga me vështirësi do të dilët. Fajtor për këtë është Serbia e cila e përqau faktorin politik shqiptarë në Kosovë. Për më se një dekadë asnjë qeveri nuk ka mundur të krijohet pa votat e pakicës serbe. Ngërçi politik ka krye fjalën dhe kallxuesin ai është: shkëmbim territori. Sa më parë të publikohet ky plan. Sepse politika e Kosovës ngjan si bora në bjeshkët e larta në stinën e Pranverës së vonshme, ku me një goditje zëri mund të shkaktojë ortek politik me pasoja të paparashikueshme.

  Faktori politik shqiptar në Kosovë ka vite që janë në konfrontim dhe urrejtje politike, e që fatkeqësisht po përhapet edhe në popull. Akoma më e keqja është riaktivizuar fushata kundër UÇK,e që fatkeqësisht po qohet ujë në mullirin e Serbisë. Të thuhet sot se UÇK ka bërë krime pas lufte, kjo është kafshatë që skapërdihët. Si ka mundësi UÇK të ketë bërë vrasje pas luftës, kur ajo e ka përfunduar misionin e vet në Qershor të vitit 1999. Turp kur luftëtarët e lirisë etiketohen terrorist nga këta njerzë të pandërgjegjshëm, intelektualë bastardë, janë shëndrruar në pozicionin e nihilistëve. Qëllimisht nuk do t’i ceku sepse ata dihën nga të gjithë. E dimë se ata blejnë bojën e zezë nga shtetet fqinjë, duhet të jemi të kujdesshëm me ta, por nuk duhet përjashtuar mundësinë që të ballafaqohemi drejt për së drejti me ata dhe t’u themi: Ndal shpifjet ndaj UÇK-se.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …