leoni

Charles Michel: Ndodhi ajo që i trembeshim më së shumti. Kjo është një ditë e zezë për të gjithë vendin tonë

Kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel, për njëherë pas sulmit terrorist në Bruksel u shpreh se ndodhi ajo që i trembeshim.  Kjo është një ditë e zezë për të gjithë vendin tonë  Ai tha se prioritet i autoriteteve në këto momente është shmangia e sulmeve të tjera të mundshme dhe kujdesi për të plagosurit. “Jemi në krah të familjarëve të viktimave dhe në këto momente, detyra jonë kryesore është të përballemi me të plagosurit nga kjo”, tha ai. Në krah të kryeministrit qëndronte prokurori i Përgjithshëm i Belgjikës i cili tha se është herët për të folur për autorësinë e ngjarjes apo numrin e autorëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …